Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Berisha, thirrje demokratëve nga Shkodra: Hiqni dorë prej Bashës, është turpi i historisë

13:01 / January 16, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha 6 747x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha dha mesazhe të forta nga Shkodra, prej ku ka nisur këtë të diel turin e takimeve, për atë që vetë ai e quan, rithemelim të Partisë Demokratike.

Berisha iu drejtua me një thirrje të gjithë demokratëve, që sipas tij, mbështesin akoma kreun Lulzim Basha, që të heqin dorë prej tij, pasi “është turpi i dheut dhe i historisë”.

“U drejtohem të gjithë atyre demokratëve, që akoma në mënyrën më të pabesueshme dëshmojnë mbështetjen më të vogël për Lulzim Bravën, hiqni dorë prej tij. Hiqni dorë, se ai është turpi i dheut, turpi i historisë. U them deputetëve të Shkodrës, bashkohuni me qytetin tuaj. Ndahuni nga Lulzim Basha, se atë e pret vrima e miut nga ky revolucion që nuk ka të ndalur. Askush nuk ka të drejtë të luajë me pluralizmin politik në Shqipëri. Ata që mbështesin Bashën për kryetar opozite, ata tallen me përçmim ndaj shqiptarëve. Shqiptarët që mbështesin Bashën, tallen me lirinë, me vlerat e pluralizmit, me pluralizmin politik në Shqipëri”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:
Nderime për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje për vdekjen e Ramazan Rragamit, që u ndje gjithë jetën krenar me Shkodrën dhe shkodranët. Dua të ndaj me ju një të vërtetë, që nga fëmijëria ime, besoj nga mosha 14-vjecare, dhe gjer sot, unë udhëtimin drejt Shkodrës e kam udhëtimin më emocional, më frymëzues, sepse Shkodra dhe shkodranët mbi të gjitha janë frymëzim. Shkodra ishte dhe mbetet në të gjitha kohërat bastioni i atdhetarisë. Poetë e shkrimtarë nuk arrijnë kurrë të shprehin madhështinë e shpirtit të këtij qyteti, kontributin e tij në histori. Askush nuk ka duruar me mijëra tortura, sa qytetarët shkodranë, vetëm për t’i thënë të vërtetës të vërtetë, për të mos u manipuluar e mashtruar.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Flulzim bashen e pret vrima e miut berisha thirrje demokrateve nga shkodra hiqni dore prej tij eshte turpi i historise%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Sot, ne mblidhemi në këtë stadium, në 32-vjetorin e demonstratës së parë të fuqishme anti-komuniste, me të cilën qytetarët e Shkodrës çliruan qytetin e tyre, detyruan regjimin të tërheqë bustin dhe kultin më të egër, më mizor e më barbar të shekullit XX, diktatorin Josif Stalini. Ky është një rast për t’u përulur me nderim para atij grupi, trima e guximtarë, të cilët mobilizuan, organizuan qytetin e mijëra qytetarë, të cilët mbushën sheshet kryesore të qytetit në një demonstratë që ushtoi fuqishëm në Shqipëri e mbarë botën. Ata i thanë botës se Shqipëria nuk do të mbetet kupa e Adriatikut, por do të bëhet vendi i qytetarëve të lirë. Shkodra do të paguante më gjakun e martirëve të saj.

Sot kemi një narko-kryeministër, që shkelmon interesin kombëtar, që vendoset në aleancë me Beogradin kundër Kosovës e kombit shqiptar. Sot kemi një narko-kryeministër, i cili në 7 muaj me aeroplan privat, personal, shpenzon 2.2 milionë euro udhëtime, që të gjitha pa asnjë interes për asnjë shqiptar, përvec vetes së tij. Sot kemi një narko-kryeministër, i cili ka vendosur ligje konfiskimesh pronash, me të njëjtat standarde si në vitin 1946. Sot kemi një narko-kryeministër, i cili në një akt armiqësor ndaj lirisë së cdo shqiptari, mori peng, kapi për zverku, me korrupsion e metoda të tjera, njeriun që ne së bashku 8 vite e mbështetëm me gjithë zemër, me gjithë energjinë e forcën tonë, Lulzim Bravën. Ndaj dhe unë shfrytëzoj këtë takim, t’i bëj thirrje cdo shqiptari të ndalet e të mendojë, t’i bëjë vetes pyetjes “A duhet pluralizmi politik në Shqipëri?” apo të pranojmë monizmin e shëmtuar, nga i cili vuajtëm më shumë se cdo komb tjetër i Evropës.

Ata që mund të mendojnë se krahasimi nuk është i drejtë, u them po çfarë mund të bëjë më shumë një narko-kryeministër, se sa të rrethojë në shtëpinë e demokratëve, me vrasës, trafikantë, të ashtuquajtur në krye të opozitës, të rrethojë me policë e të sulmojë demokratët në mënyrë më të egër, të pajisë bandën e tij me të gjitha mjetet e dhunës të policisë, e t’i vërsulë mercenarët demokratëve, se duan të hyjnë në shtëpinë e tyre. Nuk mund të krahasohet me asnjë vend tjetër, nuk ka ndodhur e nuk ndodhin kurrë në një vend të lirë zhvillime të tilla. A mundet një shtet të servirë për opozitë njeriun që rrethohet me banditë e policë, njeriun me të cilin ndan afera korruptive, i mbyll dosje krimi. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti për ndarjen e re të bashkive – Martin Leka: Protestat në bashkitë e vogla nxiten nga kryetarët që humbin pushtetin

17:11 / August 3, 2026

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh për Hashim Thaçin, i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj

14:08 / August 3, 2026

Zbulohet një lokacion i ri me mbetje të dyshuara mortore në Zubin Potok!

13:46 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.