Besa Kokëdhima ka qenë e ftuara e radhës “Në Kurthin e Piter Pan” ku nuk i ka shpëtuar pyetjeve kurioze të fëmijëve të vegjël. Ajo ka folur dhe për ndërhyrjet estetike që nuk ka problem ti pranojë.
“Është e pashmangshme, nuk paragjykoj asnjë. Përpiqem të mbajë balancën mes asaj që është natyrale tek unë dhe standardit të bukurisë që kërkohet apo pres nga vetja”, u shpreh këngëtarja.
Besa ndër të tjera nuk iu është shmangur pyetjeve nga fëmijë në lidhje me princin e kaltër. Ajo tregoi se në fakt propozime ka marrë shumë, por nuk beson tek princi i kaltër.
Besa Kokëdhima u shpreh se “vajzat janë vetë heroina, kështu që nuk kanë nevojë ta ndiejnë gjithmonë nevojë për t’u shpëtuar nga princi”.
