Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Beshiktashi zbarkon në Shqipëri dhe Kosovë: Në negociata, gati të shkëmbejmë lojtarë

08:36 / February 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Klubi i njohur turk i Beshiktashit është gati që të fillojë bashkëpunimin me klubet shqiptare dhe ato kosovare, në mënyrë që të arrijë që të rritë talentet e tij. Gjigandët e futbollit turk, jo vetëm që duan të monitorojnë kampionatin tonë për talente, por edhe të sjellin këtu ata që kanë në përbërje që të fitojnë më shumë eksperiencë para se të bëhen pjesë e ekipit të parë.

“Photospor” ka bërë të ditur sot se disa prej kampionateve ballkanike janë në vëzhgim nga klubi i njohur turk. Sipas saj, përfaqësues të klubit po ndjekin me interes kampionatet e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjës si dhe të Azerbajxhanit, pasi mendonin se aty mund të huazojë disa talente si Akgun, Kalafat, Ajdouan, Kaja apo Ishler, të cilët nuk gjejnë dot hapësira aktualisht me skuadrën e parë dhe mund të krijojnë eksperiencë duke luajtur në elitën e këtyre kampionateve të sipërpërmendura.

“Negociatat tona me shumë vende të ndryshme, sidomos me Kosovën, vazhdojnë. Do të kryejmë shkëmbime lojtarësh për një periudhë kohe, që do të thotë brenda vitit”, deklaroi anëtari i bordit i Beshiktash, Firat Fidan, për median turke. Në Turqi insistojnë se në këtë mënyrë Beshiktash do të ketë mundësinë jo vetëm t’u japë minuta lojtarëve të rinj të saj, por edhe të gjejë nëpërmjet monitorimit të tyre, futbollistë premtues nga kampionatet ku do t’i dërgojë. Kjo është padyshim një mundësi e mirë për të gjithë ata talente shqiptare që ëndërrojnë kalimin në një klub të madh siç është ai i qytetit të Stambollit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026

Ferran Torres zyrtarizohet te PSG

18:15 / August 15, 2026

Kategoria e Parë/ Hidhet shorti për kalendarin e sezonit të ri, java e parë dhuron menjëherë një supersfidë pretendentësh

15:57 / August 14, 2026

FSHF prezanton Shefin e ri të Arbitrave/ Spanjolli Gonzalez Vazquez: Do të punojmë për të përmirësuar arbitrimin

11:30 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.