Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Bir k****” për tifozët, Ditmar Hop gëzon botën: Vaksina gati në vjeshtë, nuk ka rëndësi si më quajnë

08:32 / March 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hop
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Historia më e çuditshme e këtyre muajve të ethshëm për shkak të shpërthimit të koronavirusit është padyshsim ajo e Ditmar Hop. Presidenti i klubit të Hofenhajm urrehet nga tifozeritë e thuasje të gjitha skuadrave të tjera pasi nuk respekton rregullin e pashkruar që 51% të kuotave vendimmarrëse në klub i përkasin pikërisht mbështetësve.

Ndaj tij ka pasur edhe protesta publike në stadiume, me parulla të mëdha që e etiketonin “bir k****”. Por në dy ditët e fundit, nga një i urryer ai është kthyer në heroin e të gjithë gjermanëve dhe shpresën e gjithë botës se mund t’i jepet zgjidhje këtij virusi të tmerrshëm që ka pushtuar globin.

Kompania e tij “CureVac” është ndër më të njohurat për prodhimin e vaksinave dhe është shumë pranë përfundimit të një të tillë për COVID-19, arsye pse edhe Donald Tramp i ofroi çek të bardhë dhe kërkoi që ta prodhonte ekskluzivisht për shtetasit amerikanë. Hop e refuzoi këtë ofertë, ndërsa me një deklaratë të lëshuar sot, ka dhënë shpresë se situate do të përmirësohet shumë shpejt, duhet vetëm pak durim.

“Në fillim duhen bërë teste në kafshë dhe pastaj në njerëz. Por mendoj se mund të jetë e gatshme në vjeshtë, kur mund të vijë vala e re e këtij infeksioni”, saktësoi ai, duke theksuar se ishte e rëndësishme që të ndalohej në çdo formë përhapja e koronavirusit deri atëherë. “Në të miër të Gjermanisë, duhet që njerëzit të rrinë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. Unë kam anuluar të gjitha takimet, nuk ka mënyrë tjetër. Nëse njerëzit zbatojnë çfarë u kërkohet, virusi do të mposhtet”, deklaroi Hop.

I ngacmuar edhe për raportin e tij me tifozët, biznesmeni 79-vjeçar theksoi se kjo nuk kishte aspak rëndësi përballë sfidës që i priste të gjithë. “Nuk ka aspak rëndësi se si më quajnë, apo se si shfaqet imazhi im. Për mua është më e rëndësishme që kompania po shpërblehet për 15 vite kërkime. Kemi pasur edhe pengesa, por asnjëherë nuk kam dyshuar te kjo skuadër. I kam financuar këta njerëz dhe tani ndjehem mirë”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandal në ndeshjen Pogradec-Iliria, futbollisti kafshon kundërshtarin

21:18 / November 27, 2026

Euro U21, Në grup me Spanjën e Italinë, Alban Bushi: Do të jemi konkurrues

22:41 / November 26, 2026

Shqipëria organizatore në grup “ferri” për Evropianin e 21-vjeçarëve, shorti e vë përballë dy kombeve rekordmene

21:18 / November 26, 2026

De Jong para ndeshjes me Sabah: Barcelona mund t’ia dalë edhe pa Yamalin

22:04 / November 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.