Kryeministri Edi Rama ka bërë publike bisedën me ministren e arsimit, Evis Kushin, e cila është kandidate për deputete në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 25 prillit.
Në fillim të bisedës, Rama tregon se e ka telefonuar vazhdimisht ndërsa Kushi justifikohet se është në terren me njerëzit. Ndër të tjera tregoi se kanë pasur shumë vizita me qytetarët, mes të cilëve kanë qenë edhe të djathtë, të cilët janë treguar mikpritës. Gjatë bisedës, Kushi i kërkoi Ramës që të bëjë kërkesë për orën policore ndërsa kryeministri theksoi se i mbetet në dorë Komitetit të Ekspertëve.
Biseda:
Edi Rama: O zusha ku je se ngela duke i ra telefonit.
Evis Kushi: Jam në terren, në fushatë.
Edi Rama: Si shkojnë punët?
Evis Kushi: Elbasani është mirë, jemi çdo ditë me njerëzit. Situata duket mirë. Kanë besim se rezultati do të jetë kuptimplotë këtë herë.
Edi Rama: Edhe unë këtë ndjesi kam. Sondazhet janë fantastike në Elbasan. Problemi është se nuk duhet me u marrë me sondazhet por me njerëzit.
Evis Kushi: Ne jemi çdo ditë me njerëzit. Duan të na bashkohen në takime por ne respektojmë rregullat. Edhe tek të djathtët trokasim dhe na e hapin derën.
Edi Rama: Çfarë thonë?
Evis Kushi: Një pjesë janë larguar edhe prej atyre. Pjesa tjetër diskutpjmë kërkojnë. Ngjarja e fundit e aeroportit ishte këmbanë alarmi edhe për rrezikun.
Edi Rama: Ajo ishte një çmenduri, por njerëzit duhet ta kenë parasysh se janë po ata. Janë ati shtet.
Evis Kushi: Edhe mësuesit kur i takoj e kanë të qartë çfarë do të thotë të kthehen pas.
Edi Rama: Po këta xhakajdurët e kontrollit tokësor të presidentit çfarë bëjnë?
Evis Kushi: Një pjesë e mbështetësve të LSI po na bashkohen, një pjesë shkojnë edhe te PD me thënë të drejtën.
Edi Rama: Janë ata që i kanë marrë dhe i kanë rekrutuar me vende pune.
Evis Kushi: Pjesa më e madhe nuk kanë kuptuar se nuk kanë çfarë presin më nga LSI.
Edi Rama: Kujdes dhe ki parasysh metodat e fundit se dihet çfarë presim është habi e madhe tamam bërtet hajduti kape hajdutin. ‘Do u presin duart atyre që prekin votat’ i bie që të dalin pa duar që nga ai dhe plot të tjerë.
Kushi: Qytetarët presin projekte të reja, sidomos projektin e lagjes Kala.
Rama: Do ta bëjmë patjetër se kemi dhe ministren e arsimit nga Kalaja, nuk kemi ku luajmë. Më ke nxirë jetën me atë Kala. Nuk kemi pasur mundësi t’i bëjmë të gjitha për një herë.
Kushi: Më thonë që mirë do ishte të zgjatej ora policore deri në 9 ose në 10 sidomos për muajin e Ramazanit. Komiteti i Ekspertëve është mirë ta shohin pak.
Rama: Atyre nuk u flitet kollaj. Një kërkesë me arsyetim nëse bëhet kjo e kemi bërë.