Rusia dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje për krijimin e korridoreve humanitare me një armëpushim të përkohshëm. Këtë e ka raportuar këshilltari i Zelensky.
Edhe Reuters raporton se është arritur një marrëveshje për krijimin e korridoreve humanitare dhe një armëpushim të mundshëm të përkohshëm.
Pala ukrainase tha se nuk mori rezultatet që donte – pasi kishte hyrë në bisedime duke shpresuar për një armëpushim të plotë dhe tërheqje ruse – por kjo mund të sinjalizojë një hap pozitiv.
Zyrtarët kanë rënë dakord të mbajnë së shpejti një raund të tretë bisedimesh.
