I plagosur pas të shtënave me armë në Vlorë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, është shtetasi Arben Brahimaj, rreth moshës 40 vjec.
Mësohet se 40 vjecari, i cili është edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja si dhe i një tjetër biznesmen në qendër të Vlorës, ka marrë plagë në kraharor nga disa plumba dhe ndodhet në sallën e operacionit.
Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe djali i tij 18 vjeçar dhe një person tjetër, të cilët kanë marrë plumba në këmbë.
Sakaq, policia është vënë në ndjekje të dy autorëve, shtetasve me iniciale E.Xh dhe Sh.L, dhe janë ngritur postobllokqe në të gjithë qytetin bregdetar.
Ndërkohë në një njoftim për mediat, Policia bën me dije:
Në Vlorë, ne lagjen 1 Maj, në një lokal në pronësi të
shtetasit A.B, ka ndodhur një konflikt për motive banale. Si pasoje e
konfliktit është plagosur i zoti i lokalit shtetasi A.B, që ndodhet në gjendje
të rëndë dhe dy shtetas të tjerë që janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes, shtetasit SH.L dhe E.XH.
Në ndjekje të autoreve është vënë Policia e Vlorës, Delta Forcë dhe FNSH e
Fierit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të
ngjarjes si dhe sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit.
