Një 13-vjeçar me iniciale A.S u gjet i vetëvarur në dhomë nga prindërit e tij në Lushnje. Miqtë e 13-vjeçarit kanë treguar për mediat se i mituri ishte aktiv në rrjetet sociale, dhe po bënte një video në TikTok kur humbi jetën.
Autoritetet po paralajmërojnë njerëzit që të shmangin “Sfidën e Blackout”, e cila, si sfida Pass Out e vitit 2020, mund të çojë në asfiksi.
Loja “Blackout Challenge” në TikTok kërkon që pjesëmarrësi të mbysë veten derisa të humbasë mendjen dhe të zgjohet disa çaste më vonë. Është e lehtë të kuptosh pse kjo është një ide e keqe.
Vitin e kaluar, Sfida Pass Out, gjatë së cilës adoleshentët tundnin kokën nga njëra anë në tjetrën derisa humbën vetëdijen, gjithashtu dha rezultate të ngjashme të frikshme.
