Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Blerina Bombaj më detyrohet një palë këpucë”, Joni Peçi tregon pse ditologia i paska këtë borxh!

20:30 / May 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Blerina Bombaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Stilisti Joni Peçi i kërkoi “borxhin”  këtë të enjte dietologes Blerina Bombaj Troci.  Në një mesazh për emisionin “Rudina” në Tv Klan, Peçi i kujtoi Bombajt se i detyrohej një palë këpucë për “mblesërinë” që i kishte bërë.

Shumë vite përpara, stilisti ishte bërë “sebep” që Bombaj të njihej me bashkëshortin e saj të ardhshëm.

Joni Peçi: E dashur Blerina, të përshëndes dhe ti e di që të dua fort. Jo tani, por që në kohët e hershme të miqësisë sonë. Unë jam thjeshtë kumbar i martesës suaj, sepse dashuria juaj është që nuk ua kam dhënë unë, por e keni vetë për njëri-tjetrin dhe këtë gjë e keni treguar gjatë gjithë kohës, duke ndërtuar një familje kaq të mrekullueshme dhe me dy fëmijë të mrekullueshëm. Unë uroj vetëm që Zoti t’u japë non-stop bekimet e tij familjes suaj dhe t’ju rrisë sa më shumë dashurinë. Por kisha një kërkesë nga ty, sepse kanë kaluar shumë vite, ti je bërë me fëmijë, por ende nuk ma ke sjellë dhuratën e lajmësit siç thonë shqiptarët, janë këpucët. Ndërkohë unë po pres ende këpucët pasi kanë kaluar kaq shumë vite, që ju të m’i sillni, që të paktën të lash atë borxhin me mua për njohjen e dashurisë që po vazhdon dhe suksesshëm nga ju, familja juaj dhe burri juaj. Gjithsesi gjërat materialet janë ato që nuk kanë shumë vlerë në këtë botë, por e rëndësishme është që ne e duam fort njëri-tjetrin, komunikojmë dhe e ruajmë fort këtë dashurinë edhe në kohën e koronës, por jam ende duke pritur borxhin që të ma sjellësh dhe të ma bësh surprizë.

Bombaj e pranoi se i detyrohet Peçit, por jo vetëm një palë këpucë.

“Ka shumë të drejtë, ka shumë të drejtë, por unë Jonit i detyrohem shumë më tepër se një palë këpucë. Borxhin e Jonit nuk e shlyej dot as në këtë jetë dhe as në tjetrën.”/tvklan.al

Blerina Bombaj Joni Peçi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.