Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Bliken lëshon urdhërin urgjent dhe paralajmëron pas testeve bërthamore: Do përgjigjemi shpejt nëse…

23:32 / June 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blinken
FILE PHOTO: U.S. Secretary of State Antony Blinken delivers remarks during the fourth U.S.-India 2+2 Ministerial Dialogue at the State Department in Washington, U.S., April 11, 2022. REUTERS/Michael A. McCoy/Pool/File Photo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të hënën, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj do të përgjigjeshin me shpejtësi nëse Koreja e Veriut vazhdon me një provë bërthamore, por insiston se dialogu mbetet ende opsion.

“Ne jemi në kontakt shumë të ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë, duke filluar me Republikën e Koresë – gjithashtu me Japoninë dhe të tjerët – për të qenë në gjendje të përgjigjemi shpejt nëse koreano-veriorët vazhdojnë me një provë të tillë”, u tha Blinken gazetarëve.

“Ne jemi të përgatitur të bëjmë rregullime afatshkurtra dhe afatgjata në pozicionin tonë ushtarak, varësisht nga rasti,” shtoi ai.

Blinken përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk kanë “asnjë qëllim armiqësor ndaj DPRK”, emri zyrtar i Veriut, Republika Demokratike Popullore e Koresë.

“Kështu që ne do të vazhdojmë të kontaktojmë me DPRK-në. Ne jemi të përkushtuar në qasje diplomatike,” tha Blinken.

Diplomati i lartë amerikan u deklarua pas bisedimeve që pati në Uashington me homologun e tij nga Koreja e Jugut, e njohur zyrtarisht si Republika e Koresë, i cili njësoj si Blinken tha se qeveria e tij ishte gati të negocionte me Phenianin “pa parakushte”.

“Unë mendoj se Koreja e Veriut ka përfunduar tani përgatitjet për një tjetër provë bërthamore dhe mendoj se duhet marrë vetëm një vendim politik,” tha minisri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Park Jin.

“Nëse Koreja e Veriut ndërmerr një tjetër provë bërthamore, mendoj se kjo vetëm do të forcojë parandalimin tonë dhe gjithashtu sanksionet ndërkombëtare,” tha ai.

Shtetet e Bashkuara u përpoqën të ashpërsojnë sanksionet ndaj Koresë së Veriut pas testimeve të një rakete balistike në kundërshtim me rezolutat e OKB-së, por Kina dhe Rusia vendosën veto në Këshillin e Sigurimit. Koreja e Veriut ka kryer të paktën 18 runde të testeve të armëve gjatë këtij viti, duke shfaqur zhvillimin e arsenalit të raketave bërthamore. Në testimin e fundit, Koreja e Veriut lëshoi tetë raketa balistike me rreze të mesme veprimi, një ditë pasi Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara përfunduan stërvitjet e përbashkëta ushtarake.

blinken TESTE BERTHAMORE urdher
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.