Një mjet i grumbullimit të mbeturinave duket se ka shkaktuar aksidentin e 7-fishtë në kryeqytet për shkak të të cilit u detyrua të devijohej trafiku.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sulejman Delvina” e siç duket nga fotot ka pasur mjaft dëme materiale. Mësohet se është lënduar një person, që mendohet të jetë punonjës i grumbullimit të mbetjeve.
Ndërkaq policia ka bllokuar qarkullimin e mjeteve nga ura e “Vasil Shanto”, deri tek kryqëzimi i “Komunës së Parisit”.







