Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Braçe flet pas incidentit me Salianjin: Unë s’e kam takuar kurrë Rezart Taçin. Dosja e biznesmenit flet për…

11:58 / November 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion brace 770x396 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Erion Braçe ka folur pas incidentit të ndodhur në Kuvend me deputetin Ervin Salianji. Sipas Braçes, reagimi i tij erdhi kur nis të hidhej baltë mbi emrin e tij, e kur u fol për lidhje mes tij dhe biznesmenit në kërkim Rezart Taçi.

Sipas Braçes ai nuk e njeh aspak biznesmenin dhe ka qenë një nga personat që ka denoncuar sistematikisht Armon, e drejtuar pikërisht nga Taçi.|

“Kam më shumë se 1 orë që diskutohet për etikë. Por etika në këtë sallë mori fund ditën kur i gjithë mllefi, urrejtja, u derdh mbi një fletë votimi që ishte emri i një gruaje. Rikthejeni ato pamje dhe do shihni se si mori fund etika që atë ditë. Unë erdha për të folur për buxhetin, kam folur vetëm për buxhetin. Kisha një qëllim për të folur për bujqit, siç e mendoj e ndjej unë. Se sa i shqetësuar jam unë për bujqit, këtë se gjykon asnjeri në këtë sallë. Unë thashë atë që mendoj në lirinë time të plotë. Në këtë sallë, ka shpifës të dënuar nga gjykata. Madje jo shpifës së dënuar, por komplotues në kurriz të nderit, dinjitetit të njerëzve që janë në këtë sallë. E përsëritur, e përsëritur, natyrisht që ka një durim.

Dokumenti i përgjimit të Rezart Taçit mban datën 18 tetor, 2021. Atë dokument e zotëroj të plotë. Në 18 tetor 2021 unë nuk kam qenë zëvendës kryeministër. Që në shtator, roli im ka qenë thjesht i deputetit, që të jemi korrekt e të qartë. E di shumë mirë që në këtë sallë ka njerëz që paguhen për të shpërndarë akuza sa te njëri e te tjetri. Do e provoj që paguhen. Kjo histori me lojëra luftërash banale që ndodhin këtu, përfundojnë te dita e pagesës kesh. O kam denoncuar unë privatësimin e Armos, të gjitha ngjarjet që kanë pasuar transaksionet e Armos, midis të cilave dhe ngjarje tragjike, nuk ka fol njeri në këtë sallë. Jo vetëm kam folur dhe kam kallëzuar në Prokurori. Një prokuror që nuk është më, e mori dhe e fshiu dosjen. Aty e keni Armon varr të hapur të një korrupsioni politik, që nisi në atë parti dhe vijon të mbesë varr i hapur në atë parti. Mes meje dhe Taçit na ndan një oqean i madh. Unë me të s’kam folur kurrë. Unë nuk kam shkelur kurrë në televizionin e tij”, tha Braçe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

18:42 / August 11, 2026

Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë e Shtetit, ndryshimet kryesore

17:31 / August 11, 2026

Debati për lumin Ibër, BE kritika Serbisë: Deklaratat të tilla për ndryshimin e rrjedhës duhet të shmangen

16:45 / August 11, 2026

KFOR nis tërheqjen graduale nga ura e Ibrit, përgjegjësia pritet t’i kalojë Policisë së Kosovës

15:57 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.