Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Braçe: Të dënohen politikanët e paprekshëm me pushtet që kanë shkelur ligjin

15:18 / September 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brace usaid
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/ kryeministri Erion Braçe deklaroi në konferencën përmbyllëse të projektit për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore 2012 – 2019 se Shqipëria duhet të qëndrojë fort në kursin e reformave, sidomos asaj në drejtësi, pasi është kyçi i të gjithë të tjerave.

Braçe tha se presionet, sulmet e politikanëve të përjetshëm e me pushtet po të tillë, të paprekshëm, biznesmenëve me ta, të fuqizuar prej tyre nuk duhet të ndryshojnë reformën, nuk duhet të ndalin vetingun.

“Ne duhet të qëndrojmë fort në kursin e reformave, të marrim rezultate prej tyre për qytetarët tanë, dhe duhet t’i marrim shpejt. Reforma Administrative ka shkëlqimin e saj, do dukej edhe më shumë, me e prej reformës në Drejtësi.

Çdo reformë pa Drejtësinë e pavarur, të barabartë, funksionale është e cungët, vë në rrezik rezultatet e saj. Duhet të qëndrojmë fort në kursin e reformës së Drejtësisë. Pa ndryshuar dhe deformuar kornizën e saj kushtetuese, ligjore të miratuar e njohur ndërkombëtarisht.

Presionet, sulmet e politikanëve të përjetshëm e me pushtet po të tillë, të paprekshëm, biznesmenëve me ta, të fuqizuar prej tyre, bërë edhe këta të paprekshëm, kriminelëve të rëndësishëm për shkak të organizatave të tyre e për shkak të fuqisë ekonomike, lidhjeve me politikën, nuk duhet të ndryshojnë reformën, nuk duhet të ndalin vetingun, nuk duhet të pengojnë ndërtimin e institucioneve të drejtësisë së re, profesionale, të pavarura, të pastra, si një garanci për qytetarët, organizatat politike, organizatat e biznesit, si garanci që institucionet do udhëhiqen veç nga ligji, nderi e dinjiteti.

Nuk duhet të vonojmë drejtësinë për gjithkënd, veçanërisht për ata që përfshihen në korrupsion e krim, nga pozitat më të larta të pushtetit politik dhe ekonomik, duhen ndëshkuar fort e shkurajuar imunitetet përballë ligjit e duke e shkelur atë.

Duhet të përmbushim konkretisht e me shembuj të qartë nga politika e pistë, biznesi klientelist e krimi i organizuar, pritshmëritë e shqiptarëve të zakonshëm të dhunuar prej tyre e që kërkojnë drejtësi të barabartë për të pushtetshmit” tha ai. I pranishëm në këtë aktivitet zv/ shefi i ambasadës së SHBA në Tiranë, Dan Koski tha se për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:21 / August 2, 2026

“Djegia e teserave të PS-së, akt i turpshëm”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: Disa deputetë tanët bënë “tribunin e vegjëlisë” pa ditur çfarë thonë

16:04 / August 2, 2026

Kontrolle “blic” në Tiranë e Fushë Krujë, pranga 2 personave/ Sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz

15:39 / August 2, 2026

“300 mijë shqiptarë kalojnë çdo verë nga korridori Kroaci-Mali i Zi”, MJ: Po punojmë me autoritetet për të ulur pritjet në pikat kufitare

14:57 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.