Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Brataj jep informacion mbi situatën e COVID: Mbi 60 vizita në 24 orë në shtëpi. Çfarë dimë për Omicron

13:13 / December 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 61af4f3b843d4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka dhënë detaje për situatën në vend nga COVID-19 dhe variantin e ri Omicron.

Ai tha se mutacioni i emërtuar Omicron është një shtam i ri, mutacion i ri, por nuk kemi informacion nëse është në Shqipëri apo jo. Megjithatë sipas tij, ka pak rëndësi sepse virusi nuk njeh kufij.

“Mutacionet janë në natyrën e viruseve, ato që shfaqin virulencë janë këto 5-6 mutacione. Janë mjekët që duhet të japin informacion.Testimi është njësoj si për variantet e tjera. Është njësoj si gjithë viruset e tjerë, duhet parë a është më pak apo më shumë agresiv, a e anashkalon vaksinimin, a trajtohet me të njëjtën terapi? Sekuencimi nuk mund të bëhet dot në Shqipëri dhe mostrat dërgohen në Gjermani. Edhe me rastin e Deltës u bë e njëjta gjë. Ai kishte hyrë, u dërguan mostra në Gjermani dhe u konfirmua.Për Omicron, mendohet që deri tani është më i transmetueshëm. Për fat deri tani në Afrikën e Jugut janë 1500 të shtruar, por me variantin Delta, pavarësisht se është rritur numri i të prekurve me Omicron. Pra, Omicron ka forma më të lehta se Delta. Ka një shqetësim për transmetimin e shpejtë, por dhe një lehtësim që nuk ka forma të rënda”, tha Brataj.

Ai tha se ka një diskordancë për numrin e urgjencave. “Ka një indiferencë të madhe nga ana e njerëzve për të kërkuar ndihmë dhe teste. Numri i të shtruarve në spital është 25-30 veta që i çojmë në spital dhe po aq qëndrojnë në shtëpi. Janë ata të sëmurë që qëndrojnë për një kohë të gjatë në banesë dhe kur arrijnë në kushtet e rëndimit, i drejtohen urgjencës”, u shpreh Brataj.

Sa i përket numrit të vizitave në shtëpi, ai tha se janë rreth 70 në 24 orë dhe gati gjysmat dërgohen në spital.

“Në këtë moment janë rreth 60-70 vizita në 24 orë në shtëpi. 48-50% janë dërgime në spital, pjesa tjetër mjekohet në banesë. Insistohet tek moshat e treta. Për moshat e reja kërkohet shumë më përpara ndihmë. Problematikë, ndjekja në disa mjekë specialistë dhe fillimi i terapisë pa analizë. Pa pasur një imazheri, një grafi, një skaner pa këto nuk mund të ketë terapi të mirë sepse COVID-19 nuk ka një terapi, një protokoll të vetin”, tha Brataj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet personi që vuri zjarrin në Krujë

21:43 / August 8, 2026

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete

21:38 / August 8, 2026

Zjarri në Abazë të Krujës, ndërhyrje intensive nga ajri me 3 helikopterë të Forcës Ajrore

21:07 / August 8, 2026

“Siguria rrugore mbetet prioritet”/ Rama: Së shpejti vihen në funksion kamerat e Qendrës Kombëtare

17:01 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.