Shefi i Urgjencës Skënder Brataj thotë se përhapja e COVID-19 në shkolla është e ulët dhe institucionet arsimore do të hapen nën rregulla të reja.
“Nuk ka sens mos të hapen shkollat, por janë vetë shkollat që duhet të bëjnë plan të respetimit të masave. Do të thotë të ruash distancën, të kesh higjienën dhe në këto presim planet e të gjitha institucionet”, tha Brataj i ftuar tek Nevvs 24.
Megjithatë ai tha se mbetet për t’u parë si do jetë situata në vjeshtë. Ai tha më tej se aktualisht në numrin e urgjencës bëhen 500-600 telefonata në ditë për COVID-19.
Ai bëri thirrje të mos bëhet skaner nëse keni merak për të parë mushkrinë për sëmundjen, pasi janë rreze dhe pas dhjetë vjetësh tha ai do të kemi shfaqje të leuçemisë. Ai rekomandoi që të bëhet vetëm ekografi për mushkëritë.
