Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Brenda ambienteve ku do të strehohen afganët, fillimisht do priten në çadra mjekësore, më pas akomodimi

17:58 / August 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
akomodim afgane hotel qs
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërkohë që pritet të mbërrijë avioni i parë me afganë në vendin tonë, ministria e Jashtme ka publikuar edhe pamjet ku do të akomodohen.

Në një njoftim, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila edhe është caktuar për të koordinuar punën thotë se fillimisht refugjatët do të priten në çadra mjekësore dhe më pas do të transportohen në strukturat akomoduese.

Ministrja Xhaçka është takuar me drejtues të disa strukturave të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit e të Policisë Kufitare dhe ka ndjekur nga afër punën e bërë në qendrën pritëse në aeroportin e Rinasit, ku qytetarëve afganë do tu jepet ndihma e parë shëndetësore, asistencë psikologjike/sociale dhe shërbimi bazik për ushqim apo nevoja të tjera të mundshme.

“Qendra, e pajisur me çadra mjekësore e të ndihmës së parë ka një kapacitet prej 400 personash dhe do të shërbejë si ndalesa e parë e pasagjerëve në mbërritjen në Shqipëri.

Më pas, pas modaliteteve respektive ligjore ata do të shoqërohen për në strukturat akomoduese në Tiranë apo Durrës, në varësi të numrit të personave që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

Ministrja Xhaçka ka informuar se situata po ndiqet minutë pas minuti në bashkëpunim me aleatët dhe se janë marrë të gjitha masat, kurdo që të mbërrijë avioni i parë.

Ministrja është ndalur edhe në strukturat akomoduese në Tiranë, të cilat janë hapësira të lira e të pajisura me të gjitha kushtet e jetesës për individë apo famije. Qytetarët afganë do të qëndrojnë për pak javë në këto qendra, për tu zhvendosur më pas në disa struktura hoteljere në bregdet në pritje të kryerjes së procedurave për transferimin e tyre drejt destinacionin final./Panorama.al

Afganët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025

Arrestohet 27-vjeçari nga Vlora, kapet me kanabis dhe kokainë

11:00 / October 28, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.