Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Britania ashpërson masat ndaj emigrantëve, kush ka hyrë në mënyrë ilegale dhe ka kërkuar azil do të ndëshkohet

08:55 / July 6, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
anglia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Britania e Madhe, një nga shtetet më të preferuara për emigrantët e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë, emigrantë të cilët kalojnë në mënyrë ilegale në këtë vend, prezanton ditën e sotme një paketë të re ligjore.

Projektligji i ri trajton temën e emigracionit ilegal, dhe e konsideron tashmë një vepër të tillë krim. Tashmë azilkërkuesit e futur ilegalisht në Britani do të trajtohen si autorë të një vepre penale.

Në bazë të dispozitave të projektligjit të ri, kushdo që kapet duke u futur në mënyrë të paligjshme në Britani, pavarësisht arsyeve, mund të dënohet deri me katër vjet burgim. Një masë e tillë tenton që të dekurajojë hyrjen në vend të imigrantëve përmes Kanalit të Lamanshit me varka të vogla e gomone.

Trafikantët do të ndeshen me ndëshkime më të rënda, duke e rritur dënimin nga 14 vjet burgim në burgim të përjetshëm. Ministrja e Brendshme britanike, Priti Patel tha se ligji synon të ndreqë sistemin problematik britanik të aplikimeve për status azilanti. momentalisht, të gjithë personat të cilët kapen nga rojat bregdetare duke ardhur nga Franca, akomodohen në qendra paraburgimi ose edhe në hotele, deri në momentin që përfundon shqyrtimi i aplikimit të kërkesës për azil. “Plani ynë i ri për imigracionin është i drejtë, por i prerë. Ne mirëpresim njerëz përmes rrugëve të ligjshme dhe të sigurta dhe duke parandaluar abuzimin e sistemit, duke goditur aktivitetin kriminal që mundëson futjen e paligjshme në vend”, tha Patel.

Detajet

Ajo sqaroi se pavarësisht se si përpiqeshin që ti portretizonin, as ajo dhe as kryeministri britanik dhe as vetë Britania nuk janë kundër emigracionit. “Ne kemi botuar një plan të drejtë, por të vendosur për të ndaluar njerëzit që rrezikojnë jetën e tyre në udhëtime të rrezikshme në Mbretërinë e Bashkuar, për të thyer modelin e biznesit të bandave të kontrabandës së njerëzve dhe për të shpejtuar largimin e atyre që nuk kanë të drejtë ligjore të jenë këtu. Por ne e dimë se ka edhe më shumë për të bërë. Koncepti i kufijve të hapur është një koncept i gabuar”, u shpreh ajo. Zonja Patel sqaroi se nuk do të ishte e drejtë për qytetarët, taksat e të cilëve financojnë shërbimet publike. Sipas saj Mbretëria e Bashkuar ka një traditë të gjatë dhe krenare për tu bërë shtëpi për njerëzit që ikin nga persekutimi dhe shtypja. “E gjithë qeveria është e përkushtuar për një qasje bujare dhe të dhembshur ndaj atyre në nevojë. Ekziston një qasje tjetër e gabuar ndaj imigracionit që ne duhet ta sfidojmë. Dhe kjo është qasja e fantazisë. Është fantazi e pastër të thuash që ne mund t’i japim një shtëpi kujtdo që dëshiron të vijë këtu. Ligji i kombësisë britanike nuk ka ndryshuar që nga viti 1983 dhe tani është plot me anomali”, u shpreh ajo. Në bazë të rregulloreve të propozuara, emigrantët që nuk ndiqen penalisht, por janë futur në mënyrë të paligjshme në vend do të marrin vetëm status të përkohëshëm qëndrimi dhe nuk do të përfitojnë nga ndihma shtetërore, përveçse në rastet kur janë plotësisht pa të ardhura.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.