Qentë endacakë në Bulqizë janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit. Qytetarët shprehen të shqetësuar për praninë e tyre në rrugë, sheshe, oborret e pallateve, pranë kazanëve të mbetjeve dhe kudo gjetkë. Sipas tyre nuk është marrë asnjë masë nga pushteti lokal për pakësimin apo grumbullimin e tyre. “Kemi frikë të dalim nga shtëpia. Fëmijët janë shumë të rrezikuar nga qentë, thonë banorët e lagjes “Minatori”. Cdo ditë i shoqërojmë për në shkollë. Ata në stinën e dimrit bëhen më agresiv sepse kërkojnë ushqim. Bashkia nuk po merr asnjë masë”. Shtimi i qenëve endacakë në Bulqizë lidhet edhe me mentalitetin që sundon prej disa vitesh në këtë qytet. Askush nuk merret me eleminimin apo largimin e tyre, duke menduar se është mëkat të vrasësh, grumullosh apo cfarosësh këto kafshë. Një vit më parë ishin bashkiakët e Matit që u ankuan se firma e pastrimit të qytetit Bulqizës kishte sjellë qen në qytetin e Burrelit. Sipas banorëve të Bulqizës duhen marrë masa urgjente për disiplinimin e qenëve të rrugës pasi ato shkakojnë rreziqe serioze për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. / P. Hasa /