Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Burrel/ 60 vite në shërbim të dijes dhe komunitetit

20:39 / April 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
678231839 10172227446158504 616948412161612383 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të 60-vjetorit të themelimit të bibliotekës, njëkohësisht Ditën Ndërkombëtare të Librit, u organizua në Burrel një aktivitet i veçantë përkujtimor, i cili solli në vëmendje rrugëtimin ndër vite të këtij institucioni të rëndësishëm.

Ky aktivitet shërbeu si një moment reflektimi dhe vlerësimi për kontributin e çmuar që biblioteka ka dhënë në pasurimin kulturor, edukimin dhe formimin e brezave të tërë në komunitetin matjanë.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, bibliotekarë, autorë, kontribues të ndryshëm si dhe qytetarë të shumtë, të cilët ndajnë të njëjtin vlerësim për rolin e pazëvendësueshëm të librit dhe dijes.

Gjatë aktivitetit u shpreh mirënjohje e veçantë për të gjithë donatorët dhe mbështetësit që ndër vite kanë kontribuar në rritjen dhe përmirësimin e kushteve të bibliotekës.

Një falënderim i posaçëm iu dedikua znj. Suela Koçibellinj, drejtoreshë e VIZION OJF, donatorja kryesore e rikonstruksionit të bibliotekës, për përkushtimin dhe mbështetjen e saj të vyer në transformimin dhe modernizimin e këtij institucioni kulturor.

“Biblioteka vijon të mbetet një shtyllë e fortë e dijes, edukimit dhe zhvillimit kulturor, duke shërbyer si një hapësirë frymëzuese për të gjithë ata që kërkojnë të mësojnë, të lexojnë dhe të rriten intelektualisht. Ajo është dhe do të mbetet një pikë takimi për komunitetin, ku kultura dhe dija ndërthuren për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur”, theksoi kryetari i Bashkisë Mat, Altin Bojni.

678267125 10172227446573504 1974076600098408903 n
678805019 10172227448708504 4950796714217792621 n

60 vjetori BURREL dijes Komunitetit sherbim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga sot reduktohet numri i urbaneve në Tiranë, operatorët nxjerrin 20-30% më pak mjete

12:59 / September 1, 2026

Shteti merr në mbrojtje banesat monument kulture në rrezik/ Gonxhja: Nisim me 90 shtëpi në Gjirokastër

09:09 / August 29, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.