Në Burrel ka nisur puna për ndërtimin e banesave sociale, si një investim i Entit Kombëtar të Banesave.
Sipas projektit parashikohet të ndërtohen tre pallate 6-katëshe, nëpërmjet të cilëve do t’i jepet një zgjidhje strehimit përmes programit me kosto të ulët.
Ndërtimi i këtyre pallateve vjen pas gati 30 vitesh, dhe parashikon tu vijë në ndihmë familjeve në nevojë të kësaj zone.
Dy ditë më parë kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj parashtroi edhe risitë e buxhetit të bashkisë ku krahas projektit të ndërtimit të pallateve për të pastrehët, parashikohet dhe ajo e një shkolle profesionale në Burrel.

