Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Burreli i pamëshirshëm me Veleçikun, e mund 5-2. Kryebashkiaku: Po ndodh ajo që prisnim

21:01 / November 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Matianët kanë fituar sot ndeshjen e parë të sezonit futbollistik 2020-2021 me rezultatin e thellë 5-2, duke mundur me lojë dhe gola skuadrën e Veleçikut.

Vendasit iu gëzuan golit të parë në minutën e dytë të përballjes. Vecaj i vëmendshëm nuhat kthimin e topit nga mbrojtësit e skuadrës mike, gjuan rreptë dhe “shkund” rrjetën. Në minutën e shtatë është kosovari Rexhepi që nuk toleron nga një distancë e afërt. Raboshta në fundin e pjesës së parë ngrihet mbi mbrojtësit e Veleçikut, gjuan fort me kokë dhe trefishon rezultatin.

Në pjesën e dytë janë përsëri vendasit që e thellojnë rezultatin. Sërish Rexhepi që pasi depërton në zonë gjuan tokas dhe 4-0. Ditmir Ujkaj në 68’ shënon golin e parë për llogari të skuadrës së tij. Ndërkohë është Stanaj që nuk e shkon dëm aksionin e kolegëve burrelas, shënon një gol të bukur në krahun e majtë të portierit Vjerdha. Atëherë kur u mendua se mbaruan edhe minutat shtesë gjyqtari Çela konstatoi se mbrojtësit e Burrelit e ndalën topin me dorë. Gjuan Ditmir Ujkaj dhe shënon përsëri. Ndeshja në “Liri Ballabani” mbyllet Burreli 5 e Veleçiku 2.

Tekniku Nikaj tha se skuadra në fund e lëshoi lojën dhe toleroi, ndërkohë që Rustemaj theksoi se kishte tri mungesa të rëndësishme në këtë përballje. Me këtë fitore brilante matianët janë në vendin e parë.

Skuadra mori urimet e kryebashkiakut Agron Malaj i cili shkroi në fb se: “Po ndodh ajo që prisnim dhe për të cilën punuam. Ekipi matjan u paraqit në lartësinë e duhur sot në takimin me Velecikun duke arritur rezultatin 5-2! Një ekip që i jep kënaqësi të madhe të gjithë sport dashësve. Shpresoj të vijojmë me këto rezultate dhe të siguroimë ngjitjen në kategorinë superior.”

3 3
2 8
1 10

burreli malaj ndodh veleciku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ministri i Malaj apel fermerëve: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH për shitjet e produkteve bujqësore

11:48 / July 11, 2026

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

Malaj: Me Komisionin e Sigurisë së Turqisë diskutuam sfidat aktuale të sigurisë dhe luftën kundër krimit

20:15 / June 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.