Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Burri mbyti gruan me jastëk, prindërit e viktimës: Tentoi të fshehë kufomën…

14:54 / January 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 5 28
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mëngjesi i 23 marsit të 2019 ishte i fundit për 32-vjeçaren Gurije Hysën duke lënë pas 3 fëmijë të mitur. Jeta u pre në mes nga duart e bashkëshortit Alvinit i cili tani po përballet me drejtësinë.

Gurija vajzë e vetme mes 3 vëllezërve u dhunua gjatë gjithë viteve të martesës nga bashkëshorti i marrë me shkuesi derisa u vra e u varros në derë të tij. Sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti, prindërit e të ndjerës rrëfyen humbjen e madhe.

Babai i Gurie Hysës, Yzeir Brahushi: Gurien e ka dhunuar. në 2013 e ka rrahur sa përfundoi në spital. Ai u dënua 8 muaj. për ngjarjen më njoftoi krushka Sania. Mora vajzën në mbrojtje me 3 fëmijët. Qëndruan disa muaj tek unë. Jetonim në 2 dhoma 13 persona. I thanë Gurijes te mos rrinte më tek babai, por të vinte të jetonte me vjehrrën.

Nëna e Gurie Hysës: Na e dhanë lajmin e vrasjes nëpërmjet një kushëririt që në 6:30 të mëngjesit. Më tha; a ke folur në telefon? Po i thashë fola mbrëmë një orë. Më tha; “mere tani”. Më pas më tha çfarë kishte ndodhur. Ne nuk e kemi parë vendin e ngjarjes. Trupin e vajzës e lëvizën. Kryeplaku nuk u njoftua. Ai pasi e vrau ka kërkuar të fshehë kufomën. Ka marrë babain në telefon, të atin dhe i tha: e kam vrarë Gurijen dhe dua të fsheh kufomën. Babai e ka ndaluar i tha; nuk bëhen këto gjëra. Ky i tha; lere se i zgjidh unë këto gjera. Vrasja ndodhi 43 ditë pas vdekjes së lajmësit që bëri këtë martesë. Alvini ia kishte frikën lajmësit sepse e kishte burrin e hallës së tij.

Babai: Gurijen nuk e ka dhunuar vetëm Alvini por edhe babai i tij Yzeiri. Na i ka treguar mbesa që Yzeiri e shante dhe e ofendonte.

Babai i vrasësit: Nuk e kam prekur kurrë me dorë Gurijen. E kam pasur nusen e djalit. Madje kur Alvini tentonte ta godiste ne i dilnim para bashkë me gruan. Ai është me kartelë bëhej i dhunshëm ndonjëherë. Tani mbesa e madhe na është bërë agresive. Na thotë do vras 2 fëmijët e tjerë. Po fëmijë janë ata. Nuk mendoj se ka sëmundjen e babait.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.