Ditmir Bushati për herë të parë që kur Rama i la mbi supe qarkun e Shkodrës, duke e larguar si ministër të Jashtëm, është parë krah kryeministrit në takimin e Pukës, në turin e nisur “Për bashkinë që duam”.
Gjatë fjalës së tij, Bushati tha se sot vendi është në një fazë interesante dhe absurde, ku nga njëra anë është bota e punës dhe ndryshimit, dhe alternativa tjetër ajo e bojës.
“Jemi në një fazë interesante dhe absurde. Meqë kemi hyrë të diskutimi i bojës dhe ngjyrave kam përshtypjen se puna e mirë në Pukë e Fushë Arrëz është tregues i qartë që dhe veriu i Shqipërisë përmes bojrave, jo vetëm bardh e zi, mund të pikturohet me ngjyra”, tha Bushati në fjalën e tij.
