Themelimi i Mësonjëtores në Korçë 132 vite më parë është historia e rikthimit nën dritën e dijes, falë mësuesve të dedikuar e patriotë, të cilët ishin të pajisur me shumë pak libra, por me vendosmëri për ti dhënë kombit shtyllën kurrizore të vetëdijes.
Këtë duhet të ketë pasur parasysh ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në urimin e tij për mësuesit këtë 7 mars, teksa shkruan se “dikur pesha e kombformimit ra mbi mësuesit”.
Në një status në rrjetet sociale Bushati thotë se sot “ata janë referencë për dijen dhe mbajnë peshën kryesore të edukimit të shoqërisë”.