Në emisionin “Ora e Betit”, deputeti socialist Ervin Bushati u shpreh se qytetarët kanë zgjedhur si alternativën më të mirë në Shqipëri Edi Ramën. Ai tha se strategjikisht opozita është shumë keq, sepse nuk mund të flasë vetëm për të keqen e qeverisë sepse votuesi mpihet dhe nuk vjen të votojë.
Bushati: Qytetarët mendojnë nga pikëpamje e qeverisjes, me të drejtë, se nga alternativat në Shqipëri Rama është më e mira dhe është më punëtori. Qeveria po punon me ritme shumë më të mira, sepse është edhe koha, pasi nuk jemi në vitet ’90.
Strategjikisht opozita është shumë keq, nuk merr dot as nga këta konsulentët amerikanë. Nuk thuhet vetëm e keqja për qeverinë, sepse mpihesh. Ditën e votimeve nuk do të dalë më njeri të të votojë sepse kur thua 4 vite vetëm e keqja, nuk të vijnë ata.