Prej ditës së sotme mjetet në rrugën kombëtare Gjirokastër- Tepelenë-Tiranë do të duhet të kalojnë brenda në qytet dhe kjo për shkak të punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Jugut.
ARRSH bën të ditur se: Prej datës 20 shkurt 2019, trafiku i automjeteve për rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë (Sh4), si shkak i punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Jugut, do të zhvendoset në qytet. Kalimi i automjeteve, do të vijojë sipas përcaktimit të kryer nga ARRSH dhe Bashkia Tepelenë, përgjatë gjithë aksit rrugor të markuar me vijat e verdha dhe sinjalizuese.
Gjithashtu bëhet e ditur se çdo automjet i ndaluar, apo i parkuar përgjatë këtij aksi duhet të shmang qëndrimin, në rast të kundërt do të ndëshkohet sipas rregullave të Kodit Rrugor!
