Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Cakaj: Raporti i DASH nuk është bazë për skandalizimin e imazhit të Shqipërisë

14:19 / March 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gent cakaj konference
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit nuk përbën bazë për skandalizimin e imazhit të Shqipërisë tha ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj në një dalje të posaçme për mediat, ku ka “përkthyer” në këndvështrimin e qeverisë atë çka thuhet në këtë raport.

“Ky raport nuk përbën bazë për skandalizimin e imazhit të Shqipërisë qoftë në rajon, qoftë në botë, ngaqë Shqipëria krahasuar me parametrat e rajonit dhe vetë standardet e vendeve anëtare qëndron në një pozicion të pakontestueshëm pozitiv. Kjo nuk do të thotë asesi se ne duhet të ndalemi e të mjaftohemi, po jam këtu për të treguar narrativën e një vendi që ofron shembullin e bashkëpunimit ndërkombëtar, qoftë në Operacionin Monitorues Ndërkombëtar në reformën në drejtësi, qoftë në bashkëpunimin e qëndrueshëm me SHBA për rritjen e kapaciteteve institucionale për luftimin e narkotikëve dhe ç’rrënjosjen e fenomeneve të ndërlidhura, qoftë për shkak të partneritetit të vazhdueshëm me Europën”, tha Cakaj.

I pyetur nga gazetarët nëse ky raport do të ndikojë në opinionin dhe vendimet e vendeve anëtare të BE-së për procesin integrues të Shqipërisë, ministri në detyrë tha se procesi i anëtarësimit në BE dhe përmbushja e kritereve të Shqipërisë vlerësohet në bazë të progres raportit që publikohet në maj dhe jo raportit të DASH.

“Diferencim substancial. Procesi i anëtarësimit në BE dhe përmbushja e kritereve të Shqipërisë në këtë proces vlerësohet në bazë të raportit të progresit që do të publikohet në maj Vlerësimi nuk mund të bëhet jashtë parametrave kontekstual të vlerësimit”, tha ai.

Por lidhur me deklaratat e kryeministrit grek Aleksis Cipras për një vendim të qeverisë shqiptare për pronat, përgjigja e Cakajt ishte se do të flasë vetëm për raportin e DASH.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ahmeti pas takimit me Ramën: Biseduam për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe perspektivën evropiane

15:19 / November 22, 2026

Kanosi bashkëshorten me kallashnikov dhe qëlloi në ajër pas një konflikti për motive të dobëta, në pranga 40 vjeçari në Libohovë

13:27 / November 22, 2026

“S’mund t’i besoj jetën time nën narkozë Edi Ramës”- Veliaj refuzon të operohet në Spitalin Memorial Fier

12:09 / November 22, 2026

Operacion i përgatitur për 15 vite/ Pilotët amerikanë, 37 orë në ajër mbi objektet bërthamore të Iranit

11:52 / November 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.