Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Camila Cabello zhgënjehet në finalen e “Champions League”

20:15 / May 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
camila cabello
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Finalja e “Champions League” nuk ka shkuar edhe aq mirë për këngëtaren e njohur, Camila Cabello. Ajo u ngjit në skenë dhe performoi disa nga këngët e saj më të suksesshme. Mirëpo, këngëtarja mesa duket është zhgënjyer pasi gjatë performancës së saj, tifozët kishin kënduar himnet e ekipeve të tyre me zë të lartë teksa Cabello këndonte.

Duhet theksuar se tifozët ishin të acaruar pas problemeve që kanë patur me biletat. Jo vetëm kaq por finalja nisi edhe me vonesë.

Cabello bëri një postim në Twitter më herët ku shkroi: “Po shoh performancën tonë dhe nuk mund të besoj se njerëzit po këndonin himnet e ekipeve të tyre me zë të lartë gjatë performancës sonë. Ashtu si ekipi im dhe unë punuam pa u lodhur për kaq shumë kohë për të sjellë atmosferën e duhur dhe për të dhënë një shfaqje të mirë”. Më tej ,ajo theksoi: “Shumë e pahijshme, por gjithsesi. Jam e lumtur që ju e pëlqyet”.

Mirëpo shumë ndjekës kanë shkruar në Twitter rreth rrëmujës organizative të UEFA-s.

Ja dy mesazhe nga dy persona në Twitter:

“Mos lejoni kurrë që dikush të performojë përpara një finaleje të Ligës së Kampionëve. Faleminderit të gjithëve që u pajtuan në stadium duke e përshëndetur Camila Cabellon”.

“Festimi i finales së Ligës së Kampionëve të UEFA-s është përvoja më e keqe që kam parë… kaq shumë njerëz që bërtasin. Ndjehem keq për Camila Cabellon. Nuk e meritonte sharjen. Turp për ty UEFA”.

camila cabello champios league zhgenjehet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Shteti do ta fitojë betejën me protestat e dhunshme, kush synon pushtetin me forcë do të zhgënjehet

09:07 / October 19, 2026

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.