Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Casillias të njëjtin atak si Cr7 19 vjet më parë, por a do të ketë fatin e tij

16:41 / May 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Casillias
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Portieri Iker Casillias vijon të qëndrojë në spital në gjendje të stabilizuar pas atakut që pësoi në zemër të mërkurën, por për momentin është e paqartë nëse spanjolli do të mund të luajë sërish futboll.

Casillias, që këtë muaj ka mbushur 38 vjeç, është cilësuar si një nga portierët më të mëdhenj që ka pasur Real Madrid. Ai gjithashtu ka ndihmuar Spanjën për t’u shpallur kampione bote në vitin 2010, si dhe e ka ndihmuar atë në 2 titujt kampione Europe. Në qershor të 2015 ai u bashkua me Porto-n.

Të mërkurën Casillias e kaloi në “Cuf Hospital” të Porto-s, me klubin që konfirmoi se “ka pësuar një ‘infarkt miokardi akut’. Gjendja e tij sipas “El Pais” përshkruhet ‘e qëndrueshme’ dhe kjo konfirmohet edhe nga postimi që ka bërë futbollisti në rrjetet sociale: “Gjithçka është në rregull”. Agjenti i Casillias, Carlo Cutropia, thotë se portiere do të qëndrojë për tre ditë në spital.

Doktorri i Porto-s thotë se Casillias do të ketë një shërim të plotë, por shton se është shumë shpejt për të ditur nëse portiere do të jetë sërish në gjendje për të luajtur në nivelin më të lartë.

“Varet nga shumë gjëra nëse Casillias do mund të luajë sërish: çfarë lloje ilaçesh i nevojitet, se si do të vijojë periudha e pushimit apo se si do ta përballojë stresin ose ushtrimet fizike gjatë rikuperimit,”-deklaron doktorri i klubit.

Ndërkohë kardiologët për rastin e Casillia-s janë të ndarë. Njëri prej tyre, Vasco de Gama, beson se portiere mund të rikthehet te luajë pasi problemi është kaluar brenda 90 minutave. Ka dhe të tjerë që mendojnë totalisht të kundërtën. Njëri prej tyre është Juan Antonio Corbalan, një ish-basketbollist i Real Madrid dhe momentalisht kardiolog. Ai deklaron se Casillias nuk do të jetë në gjendje të vijojë karrierën si profesionit.

“Nuk mund të luash më futboll duke patur parasysh atë që pësoi Casillias, aq më shumë kur je portier. Ai do të ketë një jetë normale, por sipas meje nuk do të luajë më kurrë në nivel profesionist,”-deklaron Corbolan.

Cristiano Ronaldo ka kryer një ndërhyrje në zemër kur ishte 15 vjeç. Nëna e tij Dolores Averio ka shkruar në librin e saj “Mother Courage” se doktorrët i kishin thënë asaj se futbollisti i Juventusit nuk do të mund të luantë më kurrë futboll.

atak Cr719 fat\ tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.