Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

”Çek i bardhë” për kuzhinierët, po kërkohen rreth 2 mijë punonjës për sezonin veror në Shqipëri

17:15 / April 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
672 380 1712156189xkr punonjes me lupe frame 0 687
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prag të kulmit të sezonit turistik veror, baret, restorantet apo hotelet po vuajnë sa për kamerier, banakier, kuzhinier, sanitare, aq edhe për shoferë, guida, ciceronë e menaxherë. Janë rreth 2 mijë vende të lira në prag të sezonit masiv veror. “Bëhet fjalë për stafin e kuzhinës kryesisht. I gjithë jugu është në kërkim. Paguhen me paga marramendëse”, tha kryetar i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave, Kujtim Dervishi.

Pas gati një 5-vjeçari “eksperiencë pa fryte” me eksperimentin për të sjelle fuqi punëtore nga jashtë, tashmë sytë e të gjithëve janë hedhur te shkollat profesionale në vend. “Po t’i vësh re edhe shteti e ka kthyer vëmendjen te shkollat profesionale. Ato duhet të jenë burimi për fuqinë punëtore që ne kërkojmë”, theksoi Dervishi.

Të dhënat nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimit tregojnë se ndonëse me luhatje ndër vite, sektori i turizmit punëson direkt dhe indirekt mbi 200 mijë vetë çdo vit. Kjo shifër arriti në mbi 260 mijë vitin e shkuar, ndërsa parashikimet janë që brenda këtij viti shifra të shkojë në mbi 300 mijë. Në një kohë që turizmi po njeh vetëm rritje, ajo që mund të thuhet me siguri është se përherë edhe më shumë po bëhet e vështirë se kush do t’i presë ata.

sezoni veror
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.