Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Celibashi: Si mund të regjistrohet PD në zgjedhje

23:28 / March 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ilirjan Celibashi 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ishte këtë të martë i ftuar në emisionin “Opinion” për të folur në lidhje me vendimin për të mos pranuar kërkesën e PD-së për regjistrim në zgjedhjet e 14 Majit.

Ai u pyet nga Blendi Fevziu se cila është zgjidhja e kësaj situate. Sipas Celibashit, përfaqësuesit e grupimit Alibeaj kishin edhe sot kohë për ta adresuar çështjen në gjykatë. Sipas tij një parti politike mund të vlerësojë që të udhëhiqet nga nënkryetari.

Por për Celibashin kjo duhet bërë me një proçes në gjykatë për t’i dhënë nënkryetarit legjitimitetin e plotë që të veprojë si kryetar.

Blendi Fevziu: Cila është zgjidhja? Çfarë do ndodhë?

Ilirjan Celibashi: Duhet që të ishte rregulluar. Edhe sot kishin kohë. Ia thashë përfaqësuesit të Partisë Demokratike me kryetar Lulzim Bashën, që nëse kanë interes për ta adresuar këtë çështje, mund të merrnin gjithë kohën dhe nuk rrezikonin asgjë.

Artan Hoxha: Duhet të çojnë emrin në gjykatë thoni ju?

Ilirjan Celibashi: Po patjetër.

Artan Hoxha: Që ju ta lexoni regjistri i partive.

Ergys Mërtiri: Nuk e njeh gjykata!

Ilirjan Celibashi: Tani e njeh, s’e njeh gjykata nuk mbaj përgjegjësi unë. Nuk ka asnjë detyrim, për asnjë parti politike që detyrimisht të zgjedhë kryetarin. Një parti politike mund të vlerësojë që të udhëhiqet nga nënkryetari. Por në këtë rast nënkryetari ka legjitimitetin e plotë që të veprojë si kryetar, por duke e bërë këtë proçes në gjykatë.

Ergys Mërtiri: Por gjykata nuk e njeh pa bërë këta zgjedhje sepse statuti ua kërkon.

Ilirjan Celibashi: Nuk ka nevojë të bëjë zgjedhje, nuk ka.

Ergys Mërtiri: Si e njeh gjykata?

Ilirjan Celibashi: Duhet ta njohë.

Artan Hoxha: Gjykata mund të lexojë statutin. Pyetja ime është pse gjykata mund të lexojë statutin dhe ju jo?

Ilirjan Celibashi: Sepse është atribut i gjykatës për ta lexuar statutin, jo i yni.

Ilirjan Celibashi PD zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.