Shumë aksidente rrugore janë provuar që kanë pasur si shkak përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, çka sjell dhe mungesën e vëmendjes në rrugë.
Për këtë policia rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet përfshi dhe me agjentë civilë, të cilët monitorojën dhe dokumentojnë sjelljen e përdoruesve të rrugës në zona të ndryshme të Tiranës.
“Duke vlerësuar si trend negativ, gjithmonë e më shumë, përdorimin e aparatit celular,, Policia rrugore e Tiranës do të vijojë në mënyrë permanente me verifikimet dhe procedimet administrative për këtë shkelje, pasi vetëm gjatë ditëve të fundit janë verifikuar dhe ndëshkuar 758 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit”, thotë policia.
