Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Çfarë do të bëjë nëse qytetarët dalin kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Nuk do të heqim dorë, por…

21:40 / January 27, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 01 27 at 21.23.08
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin “Open” për Këshillimin Kombëtar duke theksuar se nuk e bën për t;u fshehur nga asnjë çështje tjetër, por beson se qytetarët duhet të japin opinionin e tyre.

Në fjalën e tij, Rama përmend anketimin e parë që ka bërë në jetën politike për ngjyrat dhe e cilëson si anketimin më ekstravagant.

Rama: Nuk kam asgjë për të fshehur dhe jam realisht besimplotë sepse pikërisht pse kemi një bilanc ndryshe nga bilanci që komentohet nëpër studio. Unë besoj se qytetarët nuk kanë asnjë arsye që të mos jenë të interesuar që të marrin pjesë në dhënien e opinionit të tyre, nuk ka asnjë mekanizëm perfekt, në këndvështrimin tim është inovativ për tu përfshirë në një këshillim. Vetëm njëra do të kërkonte votat që ka të bëjë me ndëshkimet e natyrës penale apo ndërprerjen e menjëhershme të gjykatësve e prokurorëve që nuk e kanë kaluar vettingun.

Unë e kam opinionin tim dhe publik e të shprehur, por ka raste kur një minorancë e zhurmshme të vendos në një lloj sikleti. Anketimin e parë në jetën time politike e kam bërë kur sapo jam zgjedhur kryetar bashkie. Në atë kohë nuk kishim të gjithë këto media, por kishte disa që merrnin në telefon në mëngjes ose nëpër radio dhe u bë zhurmë e madhe për ngjyrat. Deri në një moment të caktuar thashë se kjo që më duket e drejtë po krijon atmosferë negative dhe bëra anketim për të dëgjuar njerëzit dhe mbetet anketimi më ekstravagant. Pyetja e parë ishte për ngjyrat dhe 61% thonin që i pëlqen. Mekanizmin e pyetjeve të qytetarëve e bëjmë.

I pyetur nëse qytetarët dalin kundër një çështje të caktuar, më konkretisht “Open Balkan”, Rama tha se nuk do të heqin dorë po do të japin më shumë shpjegime se çfarë është. Sa i përket raporteve për nivelin e korrupsionit në vend, Rama tha se nuk i interesojnë fare dhe me rëndësi për të janë vetëm raportet e BE.

Rama: Në rast se 90% e qytetarëve janë kundër, i bie të japim më shumë shpjegime se çfarë është, pse e bëjmë. Unë e kam shprehur qëndrimin tim, por në këtë rast do të duhet të bëjmë më shumë përpjekje. Politika nuk ka lindur që të jetë spektakël si Big Brotheri që të zihen njerëzit për brava. Për Transparency International, nuk ka raport por një indeks. Nuk dua ti hy diskutimit por po të dëgjosh shpjegimet që jepen, nuk e di si lidhen me korrupsionin. Unë nuk e pranoj kurrë që në të gjithë këtë transformim rrënjësor me shërbimet online, nuk paska ndryshuar asgjë, një pikë më shumë, si dikur që rrinin në radhë. Këtu është e rëndësishme se çfarë bëjmë neve realisht.

Shqipëria është me numrin më të ulët të vjedhjeve në Europë dhe me konsumin më të lartë të frutave siç ka që Shqipëria ka shpenzimet më të mëdha në cash që nuk është e mirë. Këto janë raporte të Eurostat. Nuk më interesojnë fare, i shoh me shumë rezervë, merret një perceptim por nuk më interesojnë. Unë shikoj raportet e BE.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Neutralizohen flakët në Drenovë të Mallakastrës, dogjën 10 hektarë me ullinj dhe pyll

17:26 / August 1, 2026

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, pritet ekstradimi në Shqipëri, SPAK del me njoftim zyrtar

16:37 / August 1, 2026

Dikur i burgosur prej besimit sot kardinal, Ernest Troshani rikthehet në Spaç për meshën e veçantë

15:54 / August 1, 2026

Qindra besimtarë në pelegrinazh në Teqenë e Baba Jashar Krenës në Bulqizë, nderohet figura e klerikut bektashi

14:36 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.