Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Çfarë do të ndodhë me Gjykatën Kushtetuese? Manja: Presim të mbarojë Presidenti

14:45 / October 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Besnik Muci KPA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi është në pritje të dekretimit nga Presidenti të anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese para se të përzgjedhë me 3/5-tat e votave dy të tijtë.
Kjo formë e heshtur koordinimi po aplikohet për të shmangur përplasjen mes dy institucioneve të cilëve Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u ka vënë në dispozicion lista të ngjashme kandidatësh finalistë, të cilët aplikuan njëkohësisht për të gjitha vendet vakante në kushtetuese.

“Është një proces që do të duhet të përfundojë edhe nga ana e Presidentit që të shohim ehe kandidaturat që ngelen në listat e Kuvendit”, thotë kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja për A2CNN.

Por, a e vonon Kushtuesen një vendim shkarkimi nga shkalla e dytë e vetting-ut për të përzgjedhurin e Presidentit Besnik Muçi? “Do të kishte qenë mirë që Presidenti të zgjidhte një person që e ka mbaruar procesin e vetting-ut”, thotë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

“Kuvendi është në pritje të mbylljes së procesit për vendin e tretë vakant që i takon Kuvendit, ndërsa edhe Presidenti, për vendin e tretë që i takon, është shpallur vendi dhe në dijeninë afati i dorëzimit të dokumenteve është data 19 tetor. Përtej këtyre emrave që kanë ardhur qoftë te Presidenti, qoftë te Kuvendi, shumë shpejt KED do të sjellë edhe emrat për dy vendet vakante që janë. Procesi për t’u bërë funksionale Gjykata Kushtetuese është në rrugën e duhur”, thotë Manja.

Nëse në 4 nëntor Muçi shkarkohet nga vetting-u, Gjykata Kushtetuese, e mbetur me një anëtar, do të detyrohet të shpallë vakancën dhe Presidenti të përzgjedhë mes kandidaturave të reja që KED do të duhet t’i përcjellë pas rihapjes së garës. Për vënien në punë të saj, nevojiten minimalisht 5 anëtarë./ A2CNN

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elisa Spiropali thyen heshtjen: “Nuk ka pasur as propozim dhe as vendim formal për përjashtim”

22:55 / November 19, 2026

Dëmtimi i ambasadës holandeze dhe austriake në Kiev nga sulmet ruse, reagon ministri Ferit Hoxha

20:59 / November 19, 2026

Trump telefonon nga avioni i “Air Force One” “Koalicionin e Vullnetmirëve” në Berlin: Pse po i jepni miliarda të tjera Ukrainës…

20:19 / November 19, 2026

Rama mbledh të shtunën socialistët e Tiranës, nisin përgatitjet për zgjedhjet e 9 majit

19:18 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.