Kreu i maxhorancës Edi Rama pas rrëzimit të dekretit të Metës për Kodin Zgjedhor ka reaguar ndaj kreut të shtetit duke u shprehur se vendi i ka dhënë më shumë se kujtdo tjetër që nga ngritja e Flamurit.
“Ndërkohë që Ilir Meta ka një problem tjetër shumë të qartë, aq të qartë saqë është e dhimbshme nga ana njerëzore ta shikosh katandinë e një individi të cilit Shqipëria i ka dhënë atë që nuk i ka dhënë askujt që nga dita e parë pas ngritjes së flamurit të pavarësisë. Askujt! Që nga Ismail Qemali, të gjithë të tjerët me radhë në krye apo përreth nuk kanë marrë nga Shqipëria sa ka marr Ilir Meta. Tani për 60-tat ca kërkon ky? Të bëhet mbret apo të bjerë dëshmor?”, tha Rama në Kuvend.