Konsumimi i llojeve të ndryshme të arroreve, përmendim këtu lajthitë, stikat, bajamet etj janë shumë të dëmshme për shëndetin.
Edhe pse janë shumë të shijshme dhe shumica e njerëzve i konsumojnë në masë, ato ndikojnë negativisht në trupin e njeriut.
Më poshtë keni dy nga efektet negative që sjell konsumimi i tepërt i tyre:
Probleme me tretjen
Të gjithë jemi në dijeni se konsumimi i disa thelpinjve arra mund të përmirësojë tretjet. Mirëpo, konsumimi më tepër i tyre mund të a dërgoje drejt efekteve të kundërta. Arrat të japin ndjesinë e ngopjes dhe në se abuzohet me konsumimin e tyre, mund të shkaktojë fryrje të stomakut e për pasojë ngadalësim të tretjes.
Shtim në peshë
Sipas studimeve të shumta shkencore, arrat promovojnë rënien në peshë nëse konsumohen në sasi të moderuar. Mirëpo, nëse abuzoni me të, yndyra e shumtë që kanë në përbërje arroret mund të fitoni kilogramë të tepërt.
Konsumimi i tepërt i frutave të thata në baza ditore mund të çojë edhe në inflamacion, dhimbje muskujsh apo edhe rritje të sasisë së yndyrnave në gjak.
Jo vetëm për arroret, por edhe me produktet e tjera nuk duhet abuzuar, pasi kanë efekte të ndryshme dhe me pasoja për shëndetin.