Si çdo fundjavë policia rrugore dhe ajo e shtetit kanë shtuar kontrollet nëpër rrugët e Tiranës për shkak të shtimit të fluksit të lëvizjveve dhe parandalimin e aksidenteve.
Gjatë kontrolleve u vrojtuan dhe mjete që ecnin me shpejtësi tej normave të lejuara që arrinin deri në 150 km/h.
Njoftimi i policisë:
Siguria e jetës në rrugë, prioritet i Policisë Rrugore
Fundjavë, kontrolle me radar e drager në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar aksidentet rrugore.
Në rrugën Tiranë-Elbasan, prej 5 orësh viijon kontrolli me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara e cila është rrezik potencial për aksident rrugor
Pavarësisht kontrolleve të shtuara jo vetëm në fundjavë por çdo ditë të javës, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor.
Gjatë kontrolleve prej orës 20.00 të datës 07.08.2020 deri në orën 01.00 të mëngjesit të datës 08.08.2020, janë evidentuar dhe ndëshkuar 15 drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetet me shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionte nga 135 km/h deri në 150 km/h 🙏✈!!!. 🏠????🚑????
Njëkohësisht nga kontrollet e ushtruara me drager deri në këto momente janë evidentuar dhe ndëshkuar 8 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në efektin e alkoolit, që varionte nga 0.26mg/l deri në 0.48 mg/l
Gjithashtu janë kapur nga forcat “Shqiponja” dhe patrullat e Policisë Rrugore, duke bërë drifting në sheshin “Nënë Tereza” 4 drejtues mjetesh dhe janë ndëshkuar me nga 40.000 lekë secili.
Fundjava është për të shijuar dhe jo për të dorëzuar patentën tek radari 🚔🚓✍😇 Polici rrugor, apo më keq akoma për të rrezikuar jetën🚑 duke u përfshirë në ngjarje rrugore🚑
Jeta është e shenjtë, mbroje atë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor që 🏠 destinacioni juaj të jetë i sigurt.
Mos fluturoni✈️ apo mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit, se shpejtësia dhe alkooli vrasin🚑 jetën.