Teksa kreu i PD-së, Lulzim Basha mbylli fjalën e tij para protestuesve, kryeparlamentari Ruçi mbylli seancën plenare.
Teksa gjithë vëmendja ishte në tensionin në rritje para Parlamentit, deputetët votuan disa projektligje. Mes tyre votuan edhe deputetët e rinj, të cilët dhanë votën kundër projektligjeve.
Ylli Shehu, Edmond Rrushi dhe Enver Roshi, deputetë të sapobetuar në Kuvend dhanë votë të kuqe për projektligjet, teksa pro votoi vetëm Aurora Mara, deputetja e LSI nga Dibra.
