Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çfarë përmban paketa anti- KÇK? Rama: Ligj special dhe akt normativ i qeverisë, do preken dhe ligje të tjera

12:39 / November 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama kcjk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën anti-KÇK në një takim të posaçëm të socialistëve. KÇK, tha Rama nuk e krijoi ai por e ka dëgjuar vetë nga personat që sipas tij i përkasin këtij grupi dhe e kanë shprehur vetë: Kap Ç’të Kapësh.

“Në këtë vakum midis drejtësisë së vjetër që po shembet dhe drejtësisë së re që po ngrihet ku një sërë institucionesh janë në proces dhe ku KÇK është vënë në një veprim intensiv, ne do të ndërhyjmë me një ligj special kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit”, tha Rama,

Një paketë e ngjashme me atë të ligjit antimafia. Sipas asaj që shpjegoi Rama në këtë ligj special parashikohet që: “KLP dhe KLGJ të marrin masë për pezullim dhe inspektimin lidhur me anëtarët përkatës të kësaj organizate kriminale”.

Sipas pikave të prezantuara me kërkesë të Ministrit të Brendshëm dhe të Ministrisë së Drejtësisë, dhe/ose vendimit të KLGJ ose KLP bëhet pezullimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe nis hetimi.

Rama tha se do të merren masa të karakterit personal, pasuror dhe ekonomik.

Masat me karakter personal do të konsiderohen që nga ndalimi për të dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë tek krijimi i perimetrit të lëvizjes për një subjekt, që nuk mund të dalë për shembull nga Fushë Kruja, nga ndalim i pajisjes me leje dhe autorizime për aktivitet me karakter fitimprurës.

Masat me karakter pasuror: Sekuestrimi preventiv i pasurisë dhe vendosja e barës së provës mbi çdo subjekt të këtij ligji

Masat ekonomike: këto subjekte përjashtohen nga çdo e drejt ëpër të marrë apo për të mbajtur leje, licenca e autorizime që jepen nga policia e shtetit, këto subjekte përjashtohen nga cdo e drejtë për të fituar fonde nga kontrata publike, koncesione, PPP e kështu me radhë.

Ky ligj do të ketë veprim të përkohshëm deri në krijimin e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

“Ky do të jetë një akt normativ i qeverisë që do të shkruhet nga qeveia ditën e hënë dhe paralelisht disa ligje të tjera do të preken. Agjencia e Aseteve të sekuestruara do të kalojë në varësinë e Ministrisë së Brendshme. Duhet të marrim nismën ligjore për të pastruar nga komisariati stoqet e skrapit që nga viti ’97 që kanë mbetur aty, se do kemi nevojë për vend”, tha në fund të fjalës së tij Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elisa Spiropali thyen heshtjen: “Nuk ka pasur as propozim dhe as vendim formal për përjashtim”

22:55 / November 19, 2026

Dëmtimi i ambasadës holandeze dhe austriake në Kiev nga sulmet ruse, reagon ministri Ferit Hoxha

20:59 / November 19, 2026

Trump telefonon nga avioni i “Air Force One” “Koalicionin e Vullnetmirëve” në Berlin: Pse po i jepni miliarda të tjera Ukrainës…

20:19 / November 19, 2026

Rama mbledh të shtunën socialistët e Tiranës, nisin përgatitjet për zgjedhjet e 9 majit

19:18 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.