Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Çfarë po ndodh me çiftin Donald-Beatrix/ Alban Ramosaj heq aktorin nga Instagrami

10:50 / February 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alban ramosaj donald beatrix 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lidhja mes Beatrix dhe Donaldit duket se i ka lënë pas ditët e arta. Çifti që u lidh plot bujë brenda shtëpisë së Big Brother, me gjasa po kalon një krizë, nëse nuk i kanë dhënë fund përfundimisht. Faktet janë ato që flasin rreth kësaj marrëdhënie kaq të përfolur.

Ajo që u duk si një dashurie e madhe menjëherë u zbeh, kur Donaldi doli nga Big Brother. Mbrëmjen e djeshme çifti nuk u pa asnjë moment në shoqërinë e njëri-tjetrit. Madje aktori u shfaq i lumtur teksa në skenë këndonte këngën e dedikuar Borës. Në anën tjetër Trixa nuk dukej askund, as përkrah tij, as përkrah ish-banorëve të tjerë. Duket se raporti mes tyre po kalon ditë të vështira.
Një tjetër tregues për këtë është edhe fakti se tashmë, Albani, vëllai i këngëtares nuk e ndjek Donaldin në Instagram. Kujtojmë se Alban Ramosaj ishte një ndër personat që e mbështeti motrën e tij në këtë lidhje. Pas lidhjes së tyre, ai nisi ta ndiqte në Instagram aktorin dhe duket se fakti që tashmë e ka fshirë flet shumë për lidhjen e tyre.

Ai edhe në takimin që pati me të motrën i dha gjithë mbështetjen e tij, duke e këshilluar të ndjekë zemrën. Teksa Trixa ishte në lojë, jashtë ai konfirmoi se e miratonte lidhjen me Donaldin. “Ka qenë pak shqetësuese, por kur rri mendoj, kuptoj që nuk kanë idenë çfarë po flasin. Nuk na prek sepse ne e dimë se kush është Beatrix, e vërteta gjithmonë del.

Nuk kemi asnjë lloj shqetësimi, shqetësimi i vetëm është që më ka marrë malli… Unë jam shumë i lumtur. Ajo gjithmonë ka patur problem të gjejë dikë që ta dashurojë dhe ta dojë. Është shumë e mirë pa pikë djallëzie. Ajo motra ime jeton nëpër filma, dashuron pa kushte, lum ai që do mund ta bëjë për vete… Donaldin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam shkëmbyer asnjë fjalë të vetme me të”, shprehej këngëtari, disa javë më parë në intervista dhënë lidhur me këtë raport. Por në pak ditë duket se gjërat kanë ndryshuar. Albani dhe Donaldi tashmë nuk ndiqen në rrjetet sociale, duke konfirmuar kështu për një marrëdhënie të ngrirë mes çiftit, e për rrjedhojë edhe e tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.