Kavaja është kthyer në një shtetrrethim mesditën e kësaj të enjte, teksa një përplasje mes bandave ka lënë të vrarë një 50-vjeçar. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ai ka qenë kalimtar i rastësishëm në ngjarjen që ndodhi në lagjen nr.14 të qytetit.
Raportimet e para bëjnë të ditur se janë 6 të plagosur që janë dërguar në spital, por nuk dihen ende identitetet e tyre. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa janë ngritur postblloqe në rrugët hyrëse e dalëse të qytetit.
