Komisioni i Venecias përmbylli misionin e tij faktmbledhës në Tiranë me komisioin hetimor të ngritur për Presidentin Ilir Meta.
Ne kemi një ide thanë ata, por do t’i shprehin në 11 tetor.
Ndërkaq lëvizja e fundit e kreut të shtetit është takimi që ka zgjatur 35 minuta me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, siç raportojnë mediat.
Ndërkohë nga Presidenca bëjnë të ditur se kreu i shtetit do të japë sot në orën 17.00 një konferencë për shtyp me rasti e vizitës së delegacionit të Komisionit.
NJOFTIMI I PRESIDENCES
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë sot një konferencë shtypi në ora 17:00 në ambientet e institucionit, me rastin e vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
Presidenti Meta do të jetë i hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për të dhënë çdo përgjigje, në mënyrën më transparente.