Këngëtari shqiptar, Bertan Asllani, i cili prej vitesh jeton në Turqi, së shpejti do të shfaqet në një serial.
Ndryshe nga herët e tjera, ai ka rolin kryesor dhe këtë e ka treguar në Instagram se do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të serialit turk “Ogrenci Evi” (Shtëpia e studentëve).
Bashkë me Baran Bölükba, Zülal Sude Güler and Samet Kaan Kuyucu, Bertani do të ketë rol kryesor në serial.
