Pres një Real Madrid të fortë, ashtu siç ka qenë gjithnjë në kohët e fundit. Çdo sfidë Barcelona-Real Madrid është një histori më vetë, janë ndeshje të veçanta, nuk ka të bëj fare se në çfarë gjendje apo në çfarë pozite janë ekipet, të dyja janë shumë të forta”.
Leo Messi përshkruan me këto fjalë “El Clasicon” në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Sport” ndërsa ndalet edhe tek Champions League: “Barcelona dëshiron të harroj dy eliminimet e fundit kundër Romës dhe Liverpool. Të gjithë dëshirojmë të fillojmë një aventure të re, duke mësuar nga gabimet e së shkuarës”.
