Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Champions pëson ndryshime, zhduket faza e grupeve tradicionale

12:11 / December 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
champions 1 e1702723734833 770x422 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompeticioni elitar europian për klubet e futbollit po përgatitet të përballet me ndryshimin më radikal strukturor. Ndeshjet e së mërkurës tashmë janë pjesë e historisë së Ligës së Kampionëve, duke qenë të fundit që luhen në formatin aktual të fazës së grupeve.

Struktura e kompeticionit në fjalë do të ndryshojë ndjeshëm dhe sezoni i ardhshëm do të jetë i pari që nga viti 1992, në të cilin faza e grupeve do të zhduket. Për herë të parë në historinë e Ligës së Kampionëve, 4 skuadra spanjolle u kualifikuan në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, ky rekord nuk do të mund të përsëritet më, sepse faza e grupeve do të zhduket duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Ndryshimi i parë dhe i madh i formatit të ri është zgjerimi nga 32 në 36 ekipe pjesëmarrëse. Të gjitha këto ekipe do të ndahen në 4 grupe, me nga 9 ekipe secili, të shpërndara nga 1 deri në 36, sipas koeficientit të UEFA-s, i cili llogaritet në bazë të performancës së çdo klubi në Europë në pesë sezonet e fundit.

Formati i ri është një lloj lige me 36 ekipe, ku çdo ekip do të luajë 8 ndeshje (4 në shtëpi dhe 4 si udhëtuese), duke luajtur kështu kundër 2 ekipeve nga secili grup. Pas përfundimit të kësaj faze të parë, 36 skuadrat renditen sipas pikëve të marra. Tetë skuadrat më të mira kualifikohen drejtpërdrejt në 1/8 finale, ndërsa 16 skuadrat që zënë vendet nga i 9-ti deri në 24-tin do të luajnë kundër njëra-tjetrës.

Nga aty, Liga e Kampionëve do të jetë pikërisht siç e njohim sot: 1/8 finale, çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale. Duke qenë se luhen më shumë ndeshje sesa në formatin aktual, Champions League do të nisë më herët, pra në fund të gushtit ose fillim të shtatorit.

Për më tepër, përveç ndeshjeve të martën dhe të mërkurën, do të ketë disa ndeshje të Champions League edhe të enjteve. Një tjetër ndryshim i madh në formatin e ri është se skuadrat e eliminuara nuk do të kenë më mundësi të luajnë në “Europa League”. Në këtë mënyrë, Champions League po përgatitet për një ndryshim rrënjësor, të paprecedentë, që do të japë shumë për të folur pasi të vihet në praktikë.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.