Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Chiellini ëndërron trofeun, flet për atë që ndodhi me Jordi Albën

10:08 / July 9, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
chie 600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Giorgio Chiellini nuk ka fituar asnjë trofe me Italinë, por ka shansin në Euro 2020. Të dielën në mbrëmje (11 korrik, 21:00) do të luajë ndeshjen numër 112 me kombëtaren e kaltër, që do të sfidojë Anglinë në “Wembley” në finalen e Euro 2020, takim rreth të cilit flet kapiteni i ekipit të Mancinit. “Po afron ajo që kemi ëndërruar në tre vitet e fundit, që trajneri na e ka ngulitur në kokat tona pikë për pikë. Emocionet kanë ardhur në rritje, kjo na ka mundësuar të zhvillojmë një Europian madhështor dhe të krijojmë brenda nesh bindjen që mund të arrijmë deri në fund”, tha ai.

“Tensioni do të vijë në rritje, por ne do ta transformojmë atë në energji pozitive. Do kisha preferuar ta luanim këtë ndeshje në Romë, kjo është e sigurt, por shpresojmë të përjetojmë një tjetër mbrëmje fantastike për të gjithë Italinë”.

Home Lajme Aktualitet
LajmeAktualitetSport
Chiellini ëndërron trofeun me Italinë, flet për atë që ndodhi me Jordi Albën
By lexo.al media -09/07/2021 09:38

Giorgio Chiellini nuk ka fituar asnjë trofe me Italinë, por ka shansin në Euro 2020. Të dielën në mbrëmje (11 korrik, 21:00) do të luajë ndeshjen numër 112 me kombëtaren e kaltër, që do të sfidojë Anglinë në “Wembley” në finalen e Euro 2020, takim rreth të cilit flet kapiteni i ekipit të Mancinit. “Po afron ajo që kemi ëndërruar në tre vitet e fundit, që trajneri na e ka ngulitur në kokat tona pikë për pikë. Emocionet kanë ardhur në rritje, kjo na ka mundësuar të zhvillojmë një Europian madhështor dhe të krijojmë brenda nesh bindjen që mund të arrijmë deri në fund”, tha ai.

“Tensioni do të vijë në rritje, por ne do ta transformojmë atë në energji pozitive. Do kisha preferuar ta luanim këtë ndeshje në Romë, kjo është e sigurt, por shpresojmë të përjetojmë një tjetër mbrëmje fantastike për të gjithë Italinë”.

Jorginho shndërroi në gol penalltinë vendimtare në gjysmëfinalen me Spanjën, moment të cilin Chiellini e shijoi i bashkuar me Manuel Locatellin. Në fund edhe një koment në lidhje me bisedën e kryer me Jordi Alba përpara goditjeve të penalltive. “Unë e përqafova Locatellin nga penalltia e parë në të fundit, ishte i dëshpëruar që humbi penalltinë e vet. Qëndruam të përqafuar gjatë gjithë kohës, duke ndarë me njëri-tjetrin gjëra që do të mbeten gjatë gjithë jetës brenda nesh”.

“Në fund ishte një përqafim çlirues, sigurisht që lotët nuk munguan”. “Jordi Alba? Është folur shumë për këtë çështje, por nuk ishte asgjë e veçantë. Arbitri na tha ne duhet të zgjidhnim, e kuqja do të ishte në njërën anë, bluja në anën tjetër. Jordi Alba ndoshta u hutua disi, ndërsa unë i thashë që do kualifikoheshim ne. Bëj shaka, por unë mendoj se skuadra jonë ka bërë një Europian të jashtëzakonshëm. Nëse jemi këtu është falë të gjithëve dhe një kuzhinier të madh që ka mundur t’i japë dozën e duhur gjithçkaje”, përfundon Chiellini.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.