Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Cilat janë dy prioritetet e Ministrisë së Brendshme për 2020? Ndryshon dhe Kodi rrugor

11:40 / January 11, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lleshaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lufta kundër krimit të organizuar dhe siguria rrugore do të jenë prioritetet kryesore të ministrisë së Brendshme për 2020. Kështu ka deklaruar ministri Sandër Lleshaj gjatë analizës së punës me 12 drejtoritë vendore të policisë dhe drejtuesit qëndror.

Lleshaj theksoi se fokusi i veçantë do te jete ne luftën kundër krimit të organizuar dhe sigurinë rrugore, nderkohe qe deklaroi se shpejt do të jetë gati dhe miratohet paketa e njohur si “KÇK”.

“Krimi i organizuar është prioriteti numër 1. Personat, që janë dënuar për veprimtari në fushën e krimit rë organizuar, të krimeve të rënda, të korrupsionit etj., pra janë disa nene të Kodit Penal, nëqoftëse janë dënuar për këto vepra, brenda apo jashtë shtetit, që janë hetuar apo janë proceduar për këto vepra, nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit, Policia ka detyrën t’i shkojë dhe t’i trokasë në derë, t’i thotë: – ti ke bërë 10 vjet (burg) për trafik droge? Po. Ke dhe këtë hotelin këtu. Tani, hoteli sekuestrohet, i vihet shiriti dhe ti shkon në gjykatë dhe provoje që është i yti”- tha Lleshaj.

Sipas tij, prioriteti numër 2 eshte siguria rrugore.

“Siguria rrugore na vret më shumë njerëz se sa krimi i organizuar. Jo më shumë, por 5 herë më shumë. Çfarë do të bëjmë? Do të ndryshojmë Kodin Rrugor, do të ashpërsojmë masat, do të ashpërsojmë kontrollet, do të modernizojmë kontrollet, do të luftojmë fort për integritetin e punonjësve. Pra do të punojmë në të gjitha drejtimet, do të punojmë shumë për edukimin e qytetarëve nëpërmjet medias, përmes shkollës, përmes aktiviteteve të tjera”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Ai shtoi se për t’u përballur suksesshëm me zhvillime e fenomene të reja të krimit, do të ngrihet 4 Njësi të posaçme në Policinë e Shtetit, me ekspertët më të mirë.

“Do të bëjmë ndryshime të rëndësishme krahasuar me vitin e kaluar. Do bëjmë ndryshime në strukturë, e para. Do të krijojmë Njësi të specializuara për të luftuar ato fenomene kriminale, të cilat kërkojnë specializim. Do të krijojmë Njësi të reja, të cilat do të jenë:
– “Njësia E”, që është Krimi Ekonomik. Njësi e fortë, e specializuar, me ekspertë, e trajnuar, e pajisur, e cila do të trajtojë krimin ekonomik në kuptimin e krimit të organizuar, krimit të sofistikuar.
– Njësia tjetër do të jetë “Njësia I”, informacioni, inteligjenca. Këtu kërkohet dhe do të bëhet ndryshim thelbësor. Rrjetet e informacionit duhet të kthehen në rrjete profesionale.
– E treta, është “Njësia C”, e Krimit Kompjuterik. Edhe për krimin kompjuterik nuk besojmë që mund të krijojmë ekspertizë në nivel drejtorish vendore, është e pamundur dhe e panevojshme. Dhe do të përqendrojmë energjitë për të krijuar një strukturë të specializuar të krimit kompjuterik.
– Është krijuar në fakt struktura “Njësia K”, që ka të bëjë me kapjen e personave në kërkim. Gjithë kjo njësi është prapë një strukturë e specializuar, e cila është një strukturë gjahtarësh që do të ketë detyrë kapjen e personave të listës prioritare”, theksoi zoti Lleshaj.

Ministri kërkoi nga gjithë strukturat policore angazhim të fortë për luftën kundër trafiqeve dhe kontroll të rreptë të territorit. Masat për luftën kundër kanabisit do të nisin që në ditët e para të Janarit, e po ashtu edhe përgatitjet për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Ai nënvizoi si një tjetër prioritet kryesor të Ministrisë së Brendshme në tërësi, e Policisë gjithashtu, ofrimin e shërbimeve online për qytetarët. Që prej 1 janarit MB ofron 48 shërbime të tilla, që do të pasohen nga një tjetër paketë shërbimesh në Qershor 2020.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026

OSBE vëzhgon drejtësinë: 7 sfida për gjykatat e posaçme

16:02 / November 15, 2026

Tiranë/ Gjendet pa shenja jete në makinë 39-vjeçari, dyshimet e para

15:07 / November 15, 2026

Defekti që paralizoi për orë të tëra fluturimet në SHBA, ja çfarë e shkaktoi, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë përsëri

14:59 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.