Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Cilat qarqe rrezikojnë përmbytjen sot dhe nesër? Ja çfarë parashikon IGJEUM

21:55 / November 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dita e nesërme (20 nëntor) do të fillojë me reshje shiu dhe me shtrëngata, prandaj mos harroni t’i merrni çadrat me vete dhe të visheni trashë.

Vetëm në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër do të ketë reshje intensive. Sipas IGJEUM, në qarqet e tjera priten reshje mesatare, ndërsa në zona të kufizuara do të jenë në formë shtrëngate, kryesisht në jug të vendit.

Qarqet që janë më të rrezikuar për përmbytje për shkak të intensitetit të lartë janë Elbasani, Berati, Korça, Vlora dhe Gjirokastra.

Parashikimi i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë dhe Ujit

RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt.19) dhe nesër (e mërkurë, dt.20) priten reshje intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera priten reshje mesatare dhe lokalisht mesatare.

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në jug të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nga llogaritjet e IGJEUM, për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër ka mundësi për përmbytje lokale kryesisht në fundin e ditës së sotme (e martë, dt.19) dhe pjesën e parë të ditës së nesërme (e mërkurë, dt.20).

Në zonat urbane, problemet mund të shfaqen në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 18 °C

në vendet e ulëta: 14 / 17 °C

në vendet malore: 7 / 12 °C

ERA

Sot pasdite (e martë, dt.19) dhe nesër (e mërkurë, dt.20) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet pritet të jetë mesatare deri e fortë.

berati elbasani IGJEUM korca Vlora
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama ndan pamjet nga Berati: Turistë nga vende të ndryshme po shijojnë historinë, kulturën dhe mikpritjen e qytetit

09:22 / May 19, 2026

Aktet e dhunës në ndeshjen e fundit, Komisioni i Disiplinës dënon me ndeshje pa tifozë dhe gjobë Elbasanin dhe Tiranën

11:43 / May 12, 2026

“Lulëzon” prostitucioni me të huaja në Shqipëri, Tirana dhe Elbasani skuadra të përbashkëta hetimore me Kolumbinë

19:47 / May 6, 2026

Ndeshja Elbasani-Vllaznia, policia me plan masash

08:55 / April 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.