Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

City fiton 6-1! Strakosha në portë i sjell fat Brentford, humbet Arsenali

21:33 / November 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1131
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Premier League e futbollit në Angli është në javën e 11-të. Me fillim nga 13:30 Manchester United fitoi 0-1 kundër Fulham, duke iu falur Fernandes në limite. Te fitorja edhe City, që mundi 6-1 Bournemouth. Brentford mundi 3-2 West Ham, me Thomas Strakoshën që luajti 45 minutat e dyta në portën e vendasve, duke i sjellë sukses të tijve në përmbsjen e ndeshjes. Në 18:30 Newcastle mundi 1-0 Arsenalin.

Në “Craven Cottage” në Londër, Fulham vendas nuk ia doli të merrte pikë në shtëpi, duke u mundur 0-1 nga Manchester United. Skuadra e ten Haag u rikthye më në fund te suksesi, teksa në ditët e fundit u mendua edhe shkarkimi i trajnerit holandez, kjo pas eliminimit nga Kupa e Ligës dhe rezultatet “jo” në Europë. Përballja kundër Fulham do vendosej vetëm në minutën e 90+1, me kapitenin Fernandes që mori për dore ekipin e tij. Një asist i Pellisteri bëri që portugezi mos gabonte me goditjen nga jashtë zone, duke i dhënë suksesin në limite të tijve. Pas kësaj jave, United me 18 pikë shkon në vendin e gjashtë, teksa Fulham me 12 pikë qëndron në vendin e 14-të.

Manchester City fitoi 6-1 kundër Bournemouth për raundin e 11-të në Premier Legaue. Në “Etihad”, djemtë e Guardiolës dominuan takimin dhe u duk se luajtën tenis. Sfida u hap në minutën e 30-të nga Doku, teksa më pas i njëti asistoi dy herë për Silva dhe Akanji në pjesën e parë. Në pas Foden i dërgoi shifrat në 4-0, para se Sinistrra të shkurtonte rezultatin. Më pas sërish Silva dhe Ake dërguan rezultatin në 6-1. Për momentin City merr kreun me 27 pikë, duke lënë Bournemouth në vendin e 17-të.

Newcastle fitoi 1-0 me Arsenalin për javën e 11-të në Premier League. Pjesa e parë në “St. James Park” u mbyll 0-0, teksa duhej minuta e 64 që Gordon të kalonte në avantazh Newcastle. Asisti i Joelinton u shfrytëzua nga lojtari i bardhezinjve, që i jep kështu tri pikë vendasve. Arsenali me këtë humbje largohet disi nga kreu, me Cityn dhe Tottenham që janë më sipër se “Topçinjtë”. Skuadra nga Londra me 24 pikë mbetet në vendin e tretë, ndërsa Newcastle me 20 pikë shkon në vendin e gjashtë.

city
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.