Të shtunën çmimi i naftës në Shqipëri arriti rekordin e tre dekadave të fundit, 234 lekë për litër, duke detyruar shumë qytetarë të mbyllin automjetet që o përdorin për punë në shtëpi. Shtrenjtimi me 42 lekë për litër është i treti brenda dy ditësh. Një litër naftë të mërkurën mund ta blije me 192 lekë.
Lidhur me këtë situate Shoqata e Hidrokarbureve në Shqipëri ka reaguar për rritjen e çmimit të karburanteve ditët e fundit në rekord historik dhe deklaratave apo reagimit të qytetarëve. Shoqata e Hidrokarbureve shpreh shqetësim për sulmet e padrejta që i drejtohen sektorit të tregtimit të karburanteve.
Sipas shoqatës, furnizimi i tregut është i garantuar për vetë përgjegjësinë e operatorëve përpara konsumatorit, jo vetëm me rezervat ligjore 90 ditore, por dhe në vazhdim pasi operatorët e kësaj fushe që në fillimin e kësaj krize kanë arritur të shkëpusin furnizimin nga kompani që burimet i kishin nga Rusia drejt atyre kompanive që kanë burime nga vende të tjera kryesisht arabe.
